– “Atë ditë, toka e malet do të dridhen dhe malet të bëhen si rërë e lëvizëshme.” – Nga tmerri i madh i asaj dite, edhe malet e larta, aq të forta dhe të patundshme, do të shndërrohen në pluhur dhe rërë, aq sa edhe një erë e lehtë mund t’i shpërndajë në ajër. Pas tronditjes së madhe, malet do të zhduken si pluhuri në erë.