– “Bëj durim për atë që të thonë njerëzit dhe largohu prej tyre me maturi!” – Bëj durim ndaj shpifjeve dhe fyerjeve të armiqve të tu! Duro fyerjet ndaj teje dhe ndaj Shpalljes, që ti e përcjell nga Zoti yt! Zbato me përpikmëri atë që të shpallet! Kurrë mos u spraps dhe ngadalëso në rrugën e Zotit tënd! Distancohu nga penguesit në mënyrën më të urtë dhe të mirë të mundshme! Mos bier në nivelin e tyre dhe t’i ofendosh ata me të njëjtën mënyrë, por thjesht largohu i nderuar! Dialogo dhe polemizo me ta në mënyrën më të sjellshme!