– “Bëj sexhde për Të në një pjesë të natës!” – Shtoji sexhdet që bën për Zotin tënd! Por kjo mund të ndodhë veçse duke shtuar namazet e përkushtuara ndaj Tij.
– “Madhëroje Atë natën e gjatë!” – Madhëroje Allahun me tesbihe e adhurim natën e gjatë. Ky është urdhër për të madhëruar Allahun gjithë natën e gjatë. Por në suren Muzzemmil, Allahu i Madhëruar na e ka shpjeguar si dhe sa duhet ta madhërojmë Atë: “Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kur’anin me vëmendje!” [El muzzemil 2 – 4].