– “Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd, e mos dëgjo asnjë gjynahqar ose jobesimtar prej tyre.” – Kuptimi: Bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit mbi fatin tënd, dhe kurrë mos ji i pakënaqur me të. Po ashtu, bëhu i durueshëm edhe ndaj gjykimit të Zotit në ligjet e Tij, duke i vënë në zbatim ato dhe duke jetuar sipas tyre. Mos lejo asgjë e asnjë të të pengojë në këtë rrugë.
Mos iu bind të zhyturve në gjynahe dhe në mosbesim. Bindja ndaj gjynahqarëve e mohuesve do të të çojë patjetër në gjynahe dhe kalim kufijsh, sepse ata urdhërojnë veçse për gjëra që ua kërkon epshi i tyre pa fre. Duke qenë se, për të qenë i durueshëm dhe i qëndrueshëm të ndihmon adhurimi i Zotit dhe shtimi i kujtimit të Tij, në vijim thuhet: