– “A nuk vjen ai (njeriu) nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë, e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai (Zoti) e krijon dhe e përsos. Dhe, prej atij (uji), Ai krijon mashkullin dhe femrën?! A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t’i ngjallur të vdekurit?!” – Këto janë fazat nëpër të cilat kalon njeriu në barkun e nënës, para se të formohet e të kompletohet nga i Madhëruari. Ai i krijoi njerëzit në çifte, meshkuj e femra. Atëherë, Ai që e krijoi njeriun në këto faza të ndryshme, a nuk është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit? Pa dyshim, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. Këtu përfundon tefsiri i sures Kijame, me mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Madhëruar.