– “Por ai nuk beson dhe as nuk fal namaz, por vetëm mohon dhe kthen shpinën, e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk!” – Ata nuk besojnë Allahun, melekët, shpalljet, profetët, Ditën e Gjykimit dhe caktimin e Tij për mirë dhe për keq. Gjithashtu, ata nuk falin namazin, por e konsiderojnë gënjeshtër gjithçka që duhej të besohej dhe u kthejnë shpinën urdhrave e ndalesave të Zotit. Kjo kategori njerëzish nuk kanë drojë nga Zoti i tyre. Ata kthehen në familje të pashqetësuar nga ajo që i pret, siç është qëndrimi para Zotit dhe llogaria e vështirë. Por Allahu i Madhëruar i kërcënon: