– “Nuhu tha: “O Zoti im! Ata nuk m’u bindën mua, por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim …” – I gjithë ky këshillim nuk vleu aspak për ata. Ata nuk iu bindën urdhrave që Profeti përcillte prej Allahut. Ata kundërshtuan Profetin besnik, që i këshillonte për të mirën dhe u mësonte si të ruheshin nga e keqja. Ata ndoqën parinë e tyre, pasuritë dhe fëmijët e të cilëve u shtonin veçse humbjen dhe dështimin në arritjen e të mirave. Kur kjo ishte gjendja e udhëheqësve, si do të ishte, vallë, gjendja e pasuesve? Sigurisht, ata do të ishin më të dështuar e më të humbur se zotërinjtë e tyre.