– “Allahu e bëri tokën shtrojë për ju, që të ecni nëpër rrugët e saj të gjera.”.” – Është Allahu i Lartësuar që e bëri tokën të përshtatshme për ju dhe lehtësisht të shfrytëzueshme, që të përfitoni prej saj. Nëse nuk do ta bënte të tillë, ju nuk do të mund të lëviznit lehtësisht nëpër të, nuk mund të punonit, plugonit, mbillnit, ndërtonit apo edhe të qëndronit mbi të. Pas përmendjes së këtyre argumenteve, Nuhu ankohet te Zoti i tij: