Select Page

– “Dhe në ta, hënën e bëri dritë e diellin e bëri ndriçues.” – Këtu flitet për madhështinë e krijimit dhe për dobitë e shumta që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar krijesave me këto trupa qiellorë. Dielli dhe hëna janë shumë të nevojshëm për tokën dhe jetën në të. Kjo tregon për mëshirën e Allahut të Lartësuar dhe Bujar, për bamirësinë e Tij të gjerë. Kësisoj, Ai që është Madhështor, i Gjithëmëshirshëm dhe Bamirës është detyrë që të njësohet me adhurim, dashuri, mirënjohje, por edhe me frikërespekt për llogarinë e Tij të drejtë dhe shpresë për shpërblimin e Tij të madh.