– “Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh. – Kuptimi: Lërini gjynahet dhe kërkojini falje Allahut të Lartësuar. Nëse e bëni këtë, ta dini dhe të jeni të sigurt se Allahu i Lartësuar fal shumë. Ai e fal atë që pendohet dhe i kërkon faljen Atij. Pra, Nuhu (a.s.) i ftoi ata që pendoheshin dhe premtoi se Allahu do t’ua falte gjynahet dhe do t’u jepte shumë të mira, të cilat ua ka premtuar të gjithë atyre që u largohen gjynaheve, që pendohen dhe kërkojnë falje. Nuhu (a.s.) u premtoi, gjithashtu, edhe shumë mirësi të kësaj jete, me shpresë që ata të ktheheshin te lumturia që sjell besimi dhe pendimi tek i Madhëruari. Ai u tha: