– “Sa herë që unë i ftoja ata tek Ti, për t’ua falur gjynahet …” – Kuptimi: Sa herë që unë i ftoja ata në faljen Tënde të madhe, ata vazhdonin me këmbëngulje në kufrin e tyre dhe si mospërfillës të së vërtetës. Nëse do t’i përgjigjeshin ftesës së Allahut, Ai do t’ua falte gjynahet. Por kufri dhe arroganca e tyre ishin të shfrenuara. Ata vazhdonin në rrugën e kotësisë dhe të largimit nga e vërteta. Ja cili qe reagimi i tyre:
– “… ata i fusnin gishtat në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre, për të vazhduar në të tyren me një kryeneçësi të madhe.” – Ata refuzuan që ta dëgjonin se çfarë u thoshte profeti Nuh (a.s.). Për këtë, ata mbulonin kokën me rrobat e tyre. Ata këmbëngulnin në rrugën e humbjes. Me mendjemadhësi, ata u larguan nga e vërteta dhe e shtuan sherrin e tyre.Une i frova haptazi