– “Jo, nuk ka se ku të futet! Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi.” – Nuk ka asnjë strehë mbrojtëse, përveçse tek Allahu. Përfundimi i të gjithëve është para Allahut. Të gjithë robërit, pa përjashtim, do të grumbullohen para të Gjithëpushtetshmit. Askush nuk do të ketë mundësi të fshihet apo t’i shmanget Atij. Të gjithë do të mblidhen bashkë, për t’u shpërblyer sipas veprave që kanë bërë.