– “… dhe Dielli e Hëna të bashkohen …” – Ata nuk janë bashkuar asnjëherë me njëri-tjetrin, që kur Zoti i krijoi. Por Ditën e Gjykimit Zoti do t’i bashkojë ata. Dielli do të mbështillet e drita e tij do të zhduket, ashtu si edhe drita e hënës. Pastaj ata të dy do të hidhen në zjarrin e Xhehenemit, që robërit të shohin se Dielli e Hëna ishin thjesht dy krijesa të Zotit, të nënshtruara ndaj Tij. Në këtë mënyrë, kush ka adhuruar Diellin dhe Hënën do të bindet se ka qenë i mashtruar dhe mashtrues.