– “Kur shikimi të tmerrohet …” – Kur të ndodhë Kijameti, shikimet do të ngrijnë nga tmerri, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri. Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta.”. [Ibrahim 42, 43].