– “Të përulura do jenë shikimet e tyre. Ata do t’i ketë kapluar poshtërimi.” – Kjo ndodh sepse zemrat dhe shpirtrat e tyre i ka pushtuar frika dhe ankthi për llogarinë e vështirë dhe qëndrimin para të Plotpushtetshmit. Aq të frikësuara janë zemrat e tyre, saqë kjo u duket qartë në sy.
Ata nuk lëvizin dot asnjë gjymtyrë, nga ankthi që përjetojnë. Nga goja e tyre nuk del asnjë pëshpërimë, nga frika e këtij momenti.
– “Kjo është dita që u është premtuar!” – Kjo është dita që nuk i shpëton askush. Kjo është Dita e Premtuar, dhe Allahu i Lartësuar e mban premtimin.