– “… ditën kur, duke u ngutur, do të dalin prej varreve, sikur të ishin duke nxituar drejt idhujve të tyre.” – Ata do të dalin prej varreve me të shpejtë, për t’iu përgjigjur thirrjes që do të bëhet. Ata do t’i drejtojnë vështrimet andej nga vjen thirrja, a thua se po shohin ndonjë flamur, dhe do të nxitojnë drejt tij. Pra, jo vetëm që nuk mund ta refuzojnë thirrjen, por nxitojnë drejt saj të nënshtruar, të frikësuar dhe të fiksuar pas saj. Ata nxitojnë, për të qëndruar të frikësuar para Zotit të botëve e për të dhënë llogari para Tij: