Select Page

– “Por ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe le të dëfrehen …” – Lëri ata të thellohen në fjalë dhe besime të kota dhe të paargumentuara nga i Madhëruari. Lëri të luajnë me fenë e tyre. Lëri të dëfrehen dhe të kënaqen me ushqim, pije dhe kënaqësi të kësaj bote, derisa të ballafaqohen me ngjarjen që iu është premtuar.

– “… derisa të përjetojnë Ditën e tyre, që u është paralajmëruar …” – Allahu i Lartësuar u ka premtuar atyre se, në Ditën e Ringjalljes dhe Shpërblimit me drejtësi, ka përgatitur një shpagim të drejtë për talljet dhe mosbesimin e tyre të padrejtë. Pastaj Allahu i Lartësuar flet për gjendjen e krijesave gjatë asaj dite të premtuar, që do të vijë patjetër: