Select Page

– “Betohem në Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, se Ne jemi të plotfuqishëm, që t’i zëvendësojmë ata me të tjerë më të mirë se ata …” – Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij, duke përmendur se Ai është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve. Allahu është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve të shumta: të diellit, hënës dhe yjeve, të cilat janë shenja madhështore dhe bindëse, që tregojnë vërtetësinë e ringjalljes dhe pushtetin e plotë të Allahut të Madhëruar për t’i rikrijuar gjërat. Ai që i krijoi nga hiçi me këtë rregull madhështor, është i plotfuqishëm që t’i krijojë ato sërish nga çfarë mbetet prej tyre. I Madhëruari thotë më tej:

– “… dhe askush nuk mund të na dalë para Ne.” – Kuptimi: Askush nuk mund të na dalë Ne para, të na shpëtojë apo të shmanget nga rikrijimi. Nëse Ne duam t’i rikrijojmë, askush nuk mund të na pengojë apo t’i shmanget rikrijimit. Ne të gjitha këto ka argumente për vërtetësinë dhe sigurinë e ringjalljes dhe llogarisë para Zotit. Por nëse ata vazhdojnë të mohojnë këtë lajm të madh, atëherë: