Select Page

– “Dhe përveç atyre që, në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar për lypësin dhe për nevojtarin.” – Ata veçojnë vazhdimisht prej pasurive të tyre një pjesë të caktuar, për ta shpenzuar për hir të Allahut. Ata japin për të plotësuar detyrimin fetar, por edhe në formë sadakaje. Ata tregohen bamirës ndaj krijesave, duke ndihmuar lypësit dhe të skamurit që nuk lypin, të cilët nuk i dallon dot që kanë nevojë.