Select Page

– “Allahu i ka ruajtur ata prej sherrit të asaj dite dhe u ka dhuruar shkëlqim e lumturi në fytyra.” – Ata nuk do t’i trazojë ai tmerr i madh e gjithëpërfshirës, ndërsa melekët do t’u thonë: “Kjo është dita që ju premtohej”. Allahu i Madhëruar do t’i nderojë ata, duke u dhuruar dritë gëzimi në fytyrë dhe lumturi në zemër, mirësi të dukshme dhe të brendshme.