– “Jo, kurrsesi! Ajo (që i pret mohuesit) është Ledhá (Zjarr i përflakur), që ta shkul lëkurën e kokës.” – Ata nuk kanë asnjë mundësi dhe mjet për t’i shpëtuar ndëshkimit. Ka marrë fund fjala dhe gjykimi i Allahut të Lartësuar se të prishurit nuk kanë për të besuar, prandaj do të vuajnë ndëshkimin. Askush nuk mund t’i ndihmojë apo t’u largojë ndëshkimin atyre: as miqtë, as të afërmit.
Ajo nuk është dita kur dikush mund të bëjë dobi. I shpëtuar është vetëm ai që Allahu e mëshiron. Ajo që i pret është Ledhá, zjarri që i shkrin gjymtyrët e jashtme dhe të brendshme të trupit, nga nxehtësia e madhe. Ky do të jetë ndëshkimi i tyre i madh dhe i padurueshëm.