Select Page

  “Ai (kafuri) është një burim, prej të cilit do pinë adhuruesit e Allahut dhe të cilin do ta gjejnë atje ku do të dëshirojnë e me mbushulli.” – Ata nuk do kenë frikë se mos u mbarohen gotat e mrekullueshme me atë pije të shijshme. Gotat nuk u mbarojnë, sepse ato mbushen nga një burim i pashtershëm, që gjithmonë rrjedh e gurgullon. Adhuruesit e Allahut do ta bëjnë këtë burim të rrjedhë ku të dëshirojnë ata, kur të dëshirojnë dhe si të dëshirojnë. Kështu, nëse dëshirojnë, ata mund ta drejtojnë atë te kopshtet e pasura me lloj-lloj bimësie, te pallatet e tyre fantastike ose në çdo drejtim që ata duan. Më pas, i Madhëruari tregon disa nga veprat e këtyre fatlumëve, që i bënë të meritonin këto mirësi: