– “Ti bëj durim, me një durim të hijshëm!” – Kuptimi: Në rrugën e vështirë për të ftuar popullin tënd në shpëtim trego një durim model, të hijshëm, pa u ankuar e zemëruar për përgjigjen jo të denjë të popullit dhe pa i humbur shpresat. Vazhdo të zbatosh urdhrin e Allahut, duke ftuar njerëzit që të përqafojnë teuhidin. Mos u step kur i sheh të refuzojnë që t’i binden adhurimit të Allahut dhe mungesën e dëshirës nga ana e tyre për të pranuar ftesën tënde. Dije mirë se, duke duruar përgjatë kësaj rruge, ka mirësi të shumta.