Select Page

“Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?!” – Mos, vallë, besojnë të kotën, të cilën Kur’ani e ka shpallur si të tillë?! Apo besojnë fjalët e ndonjë idhujtari, të tejmbushur me gjynahe e padrejtësi? Besimi i tyre nuk ka themele, ku mund të mbështetesh. Përtej dritës së qartë të sjellë dhe të ruajtur nga Zoti, ekzistojnë veçse errësira të thella të mashtrimit dhe devijimit. Përtej të vërtetës të mbështetur në fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, ndodhen veçse gënjeshtrat dhe trillimet e gjynahqarëve të shfrenuar. Shkatërruar qofshin, sa të verbër janë! Mjerë për ta, sa të humbur e të dëshpëruar janë! Në fund, lus Allahun të na falë dhe të na ruajë nga këto fatkeqësi dhe errësira! Ai është Bamirësi dhe Bujari!