Select Page

– “Kjo është ditë kur ata nuk flasin, kur nuk u lejohet as që të shfajsohen. Mjerë mohuesit atë ditë!” – Ajo do të jetë një ditë shumë e rëndë për mohuesit, të cilët nuk do të jenë në gjendje as të flasin, nga frika dhe tmerri i madh. Edhe nëse mund të justifikohen për mohimin e tyre të Ditës së Gjykimit, atyre nuk do t’u pranohen justifikimet, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen.”. [Rum 57].