Select Page

– “Shkoni tek ajo hije, që ka tri degëzime, që nuk bën as fresk e as nuk mbron prej flakëve.” – Kuptimi: Shkoni në hijen e zjarrit të Xhehenemit, në të cilin dallohen tri gjuhë të mëdha flakësh. Ajo është një hije, në të cilën nuk ka freski e as prehje. Kush qëndron në të nuk i shpëton dot flakëve të Zjarrit, të cilat të përpijnë në çdo drejtim: djathtas, majtas, lart e poshtë, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe shtresa zjarri nga poshtë. Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kijeni frikë (dënimin)!” [Zumer 16].

Ose: “Për ata është përgatitur Xhehenemi, si shtrat nga poshtë dhe si mbulesë nga lart. Kështu i shpërblejmë Ne të padrejtët.” [El ea’raf, 41]. Më pas, i Lartësuari përshkruan shkëndijat e Zjarrit, që tregojnë për madhësinë, tmerrin dhe pamjen e frikshme të Xhehenemit: