Select Page

– “A nuk e bëmë Ne tokën që të mbajë në gjirin e vet të gjallë dhe të vdekur?!” – Kuptimi: A nuk kemi bërë mirësi të madhe për ju kur e nënshtruam tokën dhe e bëmë të tillë që ju të përfitoni prej saj?! Gjatë jetës, ju ndërtoni shtëpitë mbi të, ndërsa pas vdekjes, ajo ju shërben për varrin tuaj. Sikurse shtëpitë mbi tokë janë mirësi nga Allahu i Madhëruar për robërit e Tij, po ashtu janë edhe varret nën tokë. Varri është mëshirë për njeriun, sepse ai mbulon dhe ruan kufomën që të mos bjerë pre e egërsirave dhe të përdhoset prej tyre.