– “Mjerë mohuesit atë ditë!” – Mjerë ata, për dëshpërimin dhe ndëshkimin e rëndë që i pret! Mjerë ata, për fundin e keq ku po shkojnë! Allahu i Madhëruar i ka paralajmëruar për këtë ditë, madje, është betuar për vërtetësinë e saj, por ata sërish e mohojnë, prandaj e meritojnë ndëshkimin e dhembshëm.