– “Prej reve lëshojmë shi të bollshëm, …” – Me rregullin e mrekullueshëm, sipas të cilit funksionon kjo gjithësi, Allahu i Lartësuar ka mundësuar që, nga retë të bjerë shi, të cilin i Gjithëmëshirshmi e ka përshkruar si ‘thexh–xhâxhâ’, pra, të bollshëm. Jo vetëm kaq, por Ai e lëshon shiun me formën më të dobishme për krijesat. Çfarë do të ndodhte nëse shiu do të binte mbi tokë dhe mbi krijesat vetëm me vrull e forcë?!