Select Page

Allahu i Lartësuar i pyet njerëzit: A nuk ju kam dhuruar gjithë këto mirësi, që ju të gjykoni për madhështinë Time dhe të më jeni mirënjohës?!

– “A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtatshme për ju, …” – Allahu i Lartësuar e krijoi Tokën dhe e shtroi atë, në mënyrë që njerëzit të jetojnë dhe të përfitojnë lehtë prej saj. Në të mund të mbillet, të ndërtohet, të hapen rrugë dhe të lëvizet normalisht, për të kërkuar mirësitë që Zoti ka vendosur tek ajo.