– “Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë! Përsëri jo, se ata do ta kuptojnë!” – Kur të zbresë mbi ta ndëshkimi i ashpër dhe pa kthim i Zotit, atëherë do ta kuptojnë qartë atë që nuk po e besojnë. Ditën kur t’u bëhet ‘ftesa’ e trishtueshme për në Xhehenem, të cilën ata nuk do të mund që ta refuzojnë apo t’i shmangen, atyre do t’u thuhet: “Ky është Zjarri, të cilin ju nuk e besonit!” Më poshtë, Allahu i Lartësuar numëron shumë mirësi, të cilat ua ka dhuruar njerëzve, mirësi të cilat tregojnë qartë vërtetësinë dhe sigurinë e asaj çka njoftuan dhe kumtuan profetët e Tij.