– “Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij.” – Paralajmërimet e tua janë të vlefshme, ndikuese dhe të dobishme vetëm për ata që i frikësohen takimit me të Madhëruarin e Plotpushtetshëm. Vetëm ata që kanë frikë nga qëndrimi para të Drejtit përpiqen sinqerisht dhe përgatiten për atë ditë. Ndërsa ata të cilët nuk e besojnë si të vërtetë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi, ata nuk mendojnë fare për të. Kësisoj, përgjigjja për pyetje të tilla është krejt e kotë për ta, sepse ata nuk pyesin për të mësuar, por thjesht për të mohuar dhe për t’u tallur. Allahu i Lartësuar është shumë më i Ditur dhe i Urtë për t’u dhënë përgjigje këtyre të mjerëve, por të jenë të bindur ata se, ditën kur ta shohin qartazi atë që e mohojnë dhe e konsiderojnë të largët, do të dëshpërohen pa masë dhe do ta kuptojnë kotësinë e kësaj jete mashtruese, e cila ishte aq e shkurtër dhe e pavlefshme. Thotë i Lartësuari: