Select Page

– “E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.” – Allahu e ngriti kupën e qiellit dhe e zbukuroi pamjen e tij. Ai i dha atë madhështi dhe rregullsi, që habit çdo të mençur dhe të urtë. Natën e bëri të errët, ndërsa ditën e bëri të shkëlqejë me diell, duke u mundësuar krijesave çdo gjë të dobishme për dynjanë dhe ahiretin e tyre.