Allahu i Lartësuar u drejtohet atyre që nuk e besojnë ringjalljen e njerëzve me një argument shumë thjesht të kuptueshëm:
– “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë.” – O njerëz! Vallë, a mos jeni ju krijesa më madhështore apo qielli i lartë?! Ai që e ngriti qiellin dhe i vendosi atë rregullsi të përkryer është Allahu i Gjithëpushtetshëm dhe i Gjithëditur.