Select Page

– “Pastaj rrugën ia lehtëson.” – Është Allahu i Mëshirshëm dhe i Urtë Ai që ia lehtëson rrugën kësaj krijese, që quhet njeri, duke i mundësuar atij çdo mjet dhe ndihmë të nevojshme për të arritur të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Është i Gjithëdituri Ai që ia hap njeriut sytë e zemrës, për të gjetur të mirën dhe për t’u larguar nga të këqijat.

Allahu i Mëshirshëm dhe i Urtë ia qartëson njeriut rrugën e drejtë dhe e ndihmon atë në këtë drejtim, nëse ai përkushtohet sinqerisht dhe vërtet e dëshiron një gjë të tillë. Është po Ai që e vë në provë njeriun duke e urdhëruar dhe duke e ndaluar atë. Ai ka vendosur për të kufij dhe ligje, që duhet t’i respektojë dhe t’i verë në jetë. Allahu e krijoi këtë jetë, që njerëzit të mbjellin në të atë që do të korrin në jetën e pasosur.