Select Page

– “Prej çfarë gjëje e krijon Zoti atë? Prej një pike e krijon dhe përcakton (gjithçka).” – Allahu i Lartësuar e krijon njeriu prej një lëngu të përbuzur, prandaj njeriu është një krijesë shumë e dobët në fillesat e tij. Allahu i Lartësuar e përcakton dhe e krijon atë në formën që dëshiron. Është përsëri Ai që i dhuron njeriut forcat e jashtme dhe të brendshme, nëpërmjet të cilave ai jeton në këtë botë, madje edhe sundon në të.