– “… ose të këshillohet dhe këshilla t’i bëjë dobi.” – Këta janë ata që përfitojnë nga mësimet e Zotit dhe të Profetit (a.s.). Kjo, pa dyshim, është një mirësi shumë e madhe, së cilës i duhet kushtuar vëmendje, sepse pikërisht për atë janë dërguar profetët dhe atë e synon çdo thirrës në fe. Përfundimisht, përkushtimi ndaj atyre që kërkojnë të vërtetën dhe që duan të pastrohen, është detyrë shumë e rëndësishme.