– “Po ju nuk mundeni të dëshironi, pa dëshiruar Allahu, Zoti i botëve.” – Dijeni se çfarë dëshiron Ai do të ndodhë patjetër dhe askush nuk mund të pengojë dëshirën e Tij. Allahu është i Urtë, i Gjithëditur dhe e vendos çdo gjë në vendin e vet. Ai udhëzon në rrugën e drejtë atë që e meriton udhëzimin dhe e lë në humbje atë që, me shpërfilljen e Shpalljes së Tij, e meriton humbjen. Ky ajet dhe të tjerë të ngjashëm me të, janë argumentet më të mira kundër xhebrive dhe kaderive. 198 .
198 – të cilët ose e zhveshin robin nga çdo lloj përgjegjësie dhe mundësie veprimi, ose i japin atij pavarësi, mundësi dhe fushë veprimi absolute, të pavarur prej dëshirës dhe vullnetit suprem të Allahut të Madhëruar.