– “… dhe ai (Kur’ani) nuk është fjalë e Shejtanit të mallkuar, …” – Ky libër nuk mund të jetë kurrsesi fjalë e të Mallkuarit. Madje, i Mallkuari as që mund ta durojë këtë fjalë të madhe plot dritë dhe jetë. Ky është një mendim shumë i largët, që as duhet llogaritur fare.