Select Page

– “Ai (Xhibrili) është i fortë dhe me pozitë të lartë te Zoti i Arshit.” – Allahu i Lartësuar e përshkruan Xhibrilin (a.s.) me cilësi të larta, si “emîn” – besnik, “kerîm” – i nderuar, “dhî ķuuetin” – i fortë, që zbaton me përpikmëri çdo urdhër të të Plotpushtetshmit. Prej fuqisë së tij të madhe mund të përmendim që ai përmbysi qytetin e popullit të Lutit, duke i shkatërruar plotësisht ata. Xhibrili (a.s.) ka pozitën më të lartë pranë Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, ai është meleku më i mirë dhe më i nderuar pranë të Plotpushtetshmit.