“… kur, vajzat e varrosura për së gjalli, të pyeten për çfarë gjynahu ato janë mbytur; …” – Kështu vepronin jobesimtarët në kohën e injorancës paraislamike. Ata i varrosnin vajzat të gjalla, pa asnjë shkak, thjesht nga frika e varfërisë. Por Ditën e Gjykimit, vajzat e varrosura për së gjalli do të pyeten: “Për çfarë gjynahu u varrosët ju?”. Eshtë e ditur që ato nuk kishin kurrfarë gjynahu, por kjo kujtesë është një kërcënim i ashpër dhe poshtërim për ata që e kanë kryer një vepër kaq të shëmtuar.