– “Ajo është Dita kur askush nuk do të mund të ndihmojë kënd dhe e tërë çështja, atë ditë, i takon vetëm Allahut.” – Të gjithë do të kërkojnë shpëtimin për vetveten dhe nuk do të pyesin për asnjë në botë, sepse do të jenë të pushtuar tërësisht nga frika. Askush nuk mund të ndihmojë apo shpëtojë as njerëzit më të dashur të zemrës, sepse atë ditë e gjithë çështja është në dorë të Allahut të Lartësuar. Është Ai që do të vendosë drejtësinë mes krijesave. Është Ai që do të shpërblejë me drejtësi dhe mëshirë secilin, sipas asaj që meriton. Allahu është më i Dituri për gjithçka.