– “… I Cili të krijoi, të përsosi dhe të harmonizoi, …” – A nuk është Allahu i Lartësuar Ai që të krijoi në formën më të bukur, Ai që të plotësoi me gjithçka të nevojshme dhe të drejtoi në rrugën më të mirë?! Përse, atëherë, e mohon mirësinë e Zotit tënd Bujar dhe Bamirës? Kjo tregon padrejtësinë që fshihet në shpirtin tënd, tregon natyrën tënde tinëzare dhe tradhtare, injorancën dhe shpirtin tënd armiqësor.