– “Në të vërtetë, mohuesit përgënjeshtrojnë (shpalljet e Zotit)?!” – Ata që mohojnë Zotin e quajnë të vërtetën si mashtrim dhe e kundërshtojnë atë me urrejtje, pasi u është bërë e qartë. Prandaj, mos u çudisni që ata e mohojnë Kur’anin dhe nuk nënshtrohen për ta zbatuar atë. Ata që e mohojnë të vërtetën nga kryeneçësia dhe urrejtja, për ta nuk ka mundësi udhëzimi. Nëse ata e urrejnë të vërtetën, si mund ta pranojnë atë dhe t’i nënshtrohen?