Select Page

– “E për sa i përket atij të cilit do t’i jepet libri i vet nga pas shpine ai do të lutet për t’u asgjësuar, dhe do të flaket në një zjarr të ndezur fort.” – Këta do ta marrin librin e veprave të tyre nga pas shpine, me të majtën e tyre. Ata do të luten për shkatërrim, për shkak të poshtërimit dhe ndëshkimit të merituar për veprat e këqija që kanë bërë, të cilat i shohin të shkruara në libër, dhe nuk janë penduar për to. Ata nuk kanë për të shpëtuar, por do të përfshihen nga flakët e ndezura fort.