– “Ai është Falësi i madh, i Dashuri. Ai është Sunduesi i Fronit të Madhëruar.” – Ai është Pronari dhe Sunduesi i Fronit të madh, i cili ka përfshirë qiejt, Tokën dhe Kursijin. Të gjitha këto të fundit, në krahasim me Fronin, janë si një unazë e hedhur në një shkretëtirë të madhe. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Pronari i gjithësisë, por e veçoi Fronin, duke e përshkruar me madhështinë e tij, për shkak se ai është krijimi më pranë Zotit të Lartësuar.