Select Page

– “Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kanë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Kjo është fitorja më e madhe.” – Ata që besojnë me zemër, por edhe bëjnë vepra të mira me sinqeritet, sipas besimit të tyre, do të kenë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Ky është suksesi më i madh. Nuk ka mirësi më të madhe se kënaqësia e Allahut dhe përjetësia në mirësitë e premtuara nga Ai.