– “Ata (mohuesit e Zotit) vërtet bëjnë kurthe të mëdha. Po edhe Unë përgatis kurthe kundër tyre.” – Ata që nuk besojnë Profetin (a.s.) dhe Kur’anin, por i konsiderojnë si të gënjeshtërt, ata që thurin kurthe për të mbuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur të kotën, ta dinë se Allahu i Lartësuar i shkatërron kurthet e tyre dhe bën që të triumfojë e vërteta, edhe nëse e urrejnë qafirët. Ai do ta zhdukë të kotën, për të treguar qartë se cili është fitimtari. Njeriu është shumë shumë i dobët që të dalë kundër të Plotfuqishmit e të Gjithditurit, me çfarëdo lloj hileje dhe kurthi që mund të përdorë.