– “Betohem për qiellin dhe “trokitësin”. E ku e di ti se çfarë është “trokitësi”? Ai është ylli tejshpues.” – Allahu i Lartësuar betohet në qiellin dhe në “trokitësin”. Më pas shpjegon se çfarë është “trokitësi”, duke thënë se ai është ylli që shpon errësirën me dritë. Ai, që prej largësish të mëdha, e shpon errësirën me dritën e tij, për t’u parë deri në tokë. Pra, fjala “tarik” (trokitësi) nënkupton yllin, si trup qiellor, që shpon errësirën me dritën e tij. Ai është quajtur “trokitësi”, sepse ai troket natën. Ky betim është bërë për të përforcuar atë që do të përmendet në vijim: