“… I Cili mundëson mbirjen e kullotës, e pastaj atë e bën pleh të zi!” – Është Allahu që zbret shiun nga qielli dhe, nëpërmjet tij, nxjerr lloje të shumta të bimësisë, me të cilën ushqehen njerëzit, kafshët e tyre dhe çdo lloj kafshe tjetër. Më pas, Ai i bën ato të vyshken dhe të shndërrohen në pleh të nxirë. Pastaj i Lartësuari përmend mirësinë më të madhe që u ka dhuruar krijesave, Kur’anin madhështor: